Skip to content
0698897808myalbania14@gmail.comMonday – Sunday 10 AM – 8 PM
FacebookTwitterPinterestInstagram
My Albania Nature Explorers
My Albania Nature Explorers
Discover the Beautiful Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Ture
    • Ture Kulturore
      • JANINE – METEORA – KALLABAKA – METSOVO
      • Shqipëria dhe Maqedonia në 12 ditë
      • Udhetimi ne Shqiperine e BUKUR 7 nete 8 dite
    • Ture Ditore
      • Berati dhe Apollonia nga Tirana
      • Udhetim Ditor Kruje & Tirane nga Tirana
      • Udhetim Ditor Shkoder & Kruje nga Tirana
      • Udhetim Ditor Kruje & Durres nga Tirana
      • Udhetim Ditor ne Berat nga Tirana
    • Ture me Ecje
      • Mireseardhja e Alpeve Shqiptare
      • Kalimi Theth-Valbone
    • Turi “Riviera Ime”
      • Pushime ne JUG 4 nete 5 dite
    • SKI NE BREZOVICE
    • Ture Private
    • Perjeto Aventuren
      • Paketa Summer Adventure
      • Paketa Blu Adventure
  • Eksploro Shqiperine
  • Galeria
  • Na Kontakto
  • English
  • Shqip
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Ture
    • Ture Kulturore
      • JANINE – METEORA – KALLABAKA – METSOVO
      • Shqipëria dhe Maqedonia në 12 ditë
      • Udhetimi ne Shqiperine e BUKUR 7 nete 8 dite
    • Ture Ditore
      • Berati dhe Apollonia nga Tirana
      • Udhetim Ditor Kruje & Tirane nga Tirana
      • Udhetim Ditor Shkoder & Kruje nga Tirana
      • Udhetim Ditor Kruje & Durres nga Tirana
      • Udhetim Ditor ne Berat nga Tirana
    • Ture me Ecje
      • Mireseardhja e Alpeve Shqiptare
      • Kalimi Theth-Valbone
    • Turi “Riviera Ime”
      • Pushime ne JUG 4 nete 5 dite
    • SKI NE BREZOVICE
    • Ture Private
    • Perjeto Aventuren
      • Paketa Summer Adventure
      • Paketa Blu Adventure
  • Eksploro Shqiperine
  • Galeria
  • Na Kontakto
  • English
  • Shqip

Syri i Kalter Theth

Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kaprre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Për të shkuar tek Syri i Kaltër duhet të kalosh një nga bukuritë e rralla të Thethit që është Kanioni i Grunasit, një nga perlat e kanioneve në të gjithë Shqipërinë. Nëse je duke zbritur nga Thethi, sapo kalon kanionin e Grunasit, zbret tek centrali i Ndërlysës dhe ecën drejt duke kaluar përbri fshatit Ndërlys derisa arrin tek Pusi i Zi i cili formohet nga Lumi i Zi që zbret nga Kaprreja. Nëse je me makinë, duhet të ndalosh dhe të parkosh aty, pasi nga Ndërlysa tek Syri i Kaltër nuk ka rrugë automobilistike. Pasi të kesh parkuar mjetin afër rrënojave të Shkollës, të shfaqet përpara pusi i Zi. Në këte vend duhet të nisesh me këmbë për të vizituar Syrin e Kaltër. Sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar diska vaska dhe ujvara, që janë pamjet më të bukura në Shqipëri.

Nga vendi ku parkohet mjeti, deri tek Syri i Kaltër është rrugë këmbësore dhe zgjat rreth 40 minuta për personin që ecën me ecje normale. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Pusi i zi është rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 m i thellë. Lumi i Zi formohet i gjithi nga shkrirja e borës në Alpe. Tek Syri i Kaltër mund të shkojë çdo turist (i çfarëdolloj moshe) pasi rruga është në një luginë të shtruar dhe të thjeshtë. Gjatë rrugës duhet të kesh parasysh të ndjekësh shenjat që janë bërë nga banorët e zonës.

Related posts
Ujevara e Grunasit
Dhjetor 24, 2018
Kulla e Lulash Keq Boshit
Dhjetor 24, 2018
Butrinti
Dhjetor 24, 2018
Leave Comment

Anuloje përgjigjen

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formSubmit

Rreth Nesh
My Albania Explorer është një kompani udhëtimi që ka lindur nga një pasion për të ndarë përvojat që te ndryshojnë jetën. Ekipi ynë është i ndryshëm, dinamik, kurioz dhe gjithmonë duke kërkuar gjera të reja dhe unike.

Find us on:

Facebook
Interesante të dini
  • Syri i Kalter Theth
    Dhjetor 24, 2018
  • Ujevara e Grunasit
    Dhjetor 24, 2018
  • Kulla e Lulash Keq Boshit
    Dhjetor 24, 2018
  • Butrinti
    Dhjetor 24, 2018
Na Kontaktoni

Submitclear

© My Albania Explorer 2017 | DESIGNED BY: web.js